Deputeti socialist Damian Gjiknuri e ka cilësuar absurde padinë e ngritur nga Partia Demokratike në SPAK për zyrtarët e PS-së se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.
Gjiknuri tha se këto nuk kanë lidhje me SPAK, pasi është cilësuar qartë se cilat janë aktivitetet që nuk mund të propagandosh.
“Për mua është keqpërdorur ky lloj informacioni nga ana e opozitës. Ligji e ka përcaktuar qartë se cilat janë aktivitetet që nuk mund të publikosh. Këto nuk kanë lidhje me SPAK. Këto janë absurditete, ti nuk mund të pengosh propagandimin politik. Abuzimi me detyrën është të përdorësh adiministratën në funksion të zgjedhësve apo të bësh veprime të ndaluar për të kërkuar votën.
I marrin lejet e legalizimit qytetarët?! E ke marrë certefikatën e legalizimit, ajo nuk ndalohet. Nuk më pengon që ti mbledh qytetarët dhe të them se këtë e keni nga kjo qeveri. Çfarë të keqe ka, sepse kjo qeveri e ka bërë. Do ta kthej këtë në kapital politik. Pala tjetër siç sulmon unë nuk do të rri memec. Përfituesit qoftë edhe me certefikatë në dorë, kjo është një gjë që çdo kush do ta bënte. SPAK-u investohet vetëm kur ka korrupsion zgjedhor.” – tha Gjiknuri në Report TV.
Diskutime rreth kësaj post