Gjatë mbrëmjes në prangat e Policisë së Vlorës ranë tre shtetas, Ermand Hoxha, Xhoi Bare dhe Kedi Hoxha, të tre banues në Tiranë.
Ata u arrestuan pasi u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë. Një nga të arrestuarit, Xhoi Bare, si duket nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Mësohet se 27-vjeçari është pikërisht shoku i ngushtë i konkurentes së Big Brother Vip 2, Efit.
Ai u bë i njohur edhe gjatë qëndrimit të Efit në shtëpi pasi ka dalë herë pas here ne studio televizive duke thënë se është menaxheri i saj.
Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Why Not” i Roza Latit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.
Diskutime rreth kësaj post