Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, deklaroi se PD-ja ka përcaktuar problematikat kryesore që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Ai tha se problemi lidhet me keqpërdorimin e procesit zgjedhor, jo me sistemin.
“Problemi i sotëm lidhet me keqpërdorim të procesit zgjedhor dhe pa siguruar procesin, nuk mund të merremi me sistemin. Duke parë se si futen duart e qeverisë sot në zgjedhje, cilido sistem, sado i përkryer të jetë, do të prodhonte të njëjtat difekte në praktikë. Qasja jonë ka qenë që të zgjidhim problemet e procesit fillimisht dhe pastaj të hapim debat gjithëpërfshirës për sistemin. Pa adresuar A, B dhe C, nuk mund të kalojmë te ZH-ja. Sistemi zgjedhor nuk bëhet për të futur parti në Parlament dhe aq më pak për të futur individë”, shpjegoi Kaso në A2.
Sipas tij, “me çfarëdolloj sistemi në këtë vend, gjithmonë listat që janë paraqitur kanë qenë me firmën e kreut të partisë”.
“Si e shmang këtë gjë ndryshimi i sistemit? Nëse problemi më i madh që i vishet këtij sistemi është keqpërdorimi i pozitës së kryetarit të partisë, ka mekanizma që kjo të zgjidhet edhe pa prekur sistemin”, theksoi Kaso.
Diskutime rreth kësaj post