Të infektuarit me COVID-19 që janë të shtruar tek Infektivi luftojnë në çdo moment me vdekjen. Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkt me emisionin “Ditë e Re” gazetarja Anxhela Celibashi, e cila ndodhej pranë ambjenteve të Infektivit, është tronditur nga ajo që ka dëgjuar.
Teksa gazetarja, ishte duke raportuar ‘live’ për zhvillimet e fundit u bë dëshmitare e një drame familjare.
Një grua humbi njeriun e afërt dhe të bërtiturat e saj në momentin që mori lajmin e hidhur u dëgjuan ‘live.’
“Dikush ka humbur njeriun e afërt, sapo humbi dikush njeriun e afërt” – thotë gazetarja.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post