Përkundër faktit që Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, kombëtarja ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.
E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.
Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.
Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: “Po qaj, por jam mirënjohëse”.
Por, ajo nuk u ndalë me kaq. Në profilin e saj, ajo ndau edhe një video të tifozëve kuq e zi dhe të lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë që përshëndesnin audiencën.
Shqipëria fatkeqësisht nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, pas humbjes që pësoi nga Spanja në ndeshjen e mbrëmshme. Një barazim ndoshta do t’i jepte kombëtares një mundësi të vogël për kualifikim
Diskutime rreth kësaj post