Nga Panajot Barka
Sa seriozisht duhet marrë ambicja e deklaruar e LSI-së për te qenë forcë e pare ne zgjedhjet e mundshme te 18 Qershorit?!
Një analizë e kujdesshme jep përgjigje pozitive për këtë ambicje. Njëkohësisht zbulon relievin e vërtetë të kondradiktave dhe interesave të kundërta apo dhe të përputhura midis paleve, Ps-së,LSI-së,PD-së, të aleancave zyrtare apo te fshehta të përcaktuara nga arritja e qellimeve politike dhe personale të liderve politikë të tyre etj, por edhe perspektivën e errët të krizës politike në në vend.
Nyja ku ngërthehet e gjithë kjo persiatje lidhet kongretisht me lëvizjen “e detyruar” të Metës për në Presidencë. Mes serisë pa fund të arsyeve të blatuara publikisht për këtë lëvizje, më shumë zuri vend arsyeja e heshtur se ajo është shprehje e synimit të vjetër të Ramës, për eliminimin politik të LSI-së dhe të vetë I. Metës, si strategji për të garantuar supremacinë politike e të qenit forcë e pavarur nga kualicionet për të qeverisur. Ky synim nuk u mënjanua as në këtë katërvjeçar bashkëqeverisjeje të “armiqve vëllezër”. Përkundrazi, përveç kahut të përshkruar më lartë, u evidentua edhe kahu i kundërt. Ai i përpjekjës së Metës, e shprehur në formën e ambicjës së tij për të “shpetuar partinë dhe Shqipërinë”, për të hequr Ramën nga posti i Kryeministrit. (!)
Në këtë analizë, pra, Meta në Presidencë përkthehet si “dalje në pension” të tij në aspektin politik dhe mundësi për minimizimin e forcës politike të LSI-së.
E njëjta analizë mund të përshtatet dhe në raportët e Ramës me PD-në. Pavarësisht qëndrimit të papajtushëm të PD-së me rregullat e lojës demokratike, për të mos marrë pjesë në zgjedhje, qoftë si mënyrë faktorizimi, qoftë si alibi për humbjen, apo dhe qoftë edhe si frikë nga reforma në drejtësi, Rama me qëndrimet e tij “refrektare” ndihmoi në refrektarizimin e qëndrimit të Bashës. Vetëpërjashtimi apo përjashtimi i PD-së nga procesi zgjedhor shumë lehtë mund të shikohet edhe si një mundësi shkërmoqjeje të saj. Çdo logjikë e lojës politike e pranon këtë analizë. Aq më shumë është e pranushme për rastin e PD-së, e cila, jo vetëm ka mekatet e veta në spektrin e krimit të organizuar, korrupsionit e shpërfytyrimit të shtetit, por edhe si forcë politike po shfaq dendur cilesi të theksuara centrifugale.
Një zhvillim i tillë mund të përforcohet edhe nga “interesimi” për të eliminuar forcat e vjetra politike që po e mbërthejnë vendin nga kriza në krizë dhe kanë gjunjëzuar shtetin dhe shoqërinë.
Kjo është njëra anë e analizës dhe është në favor të qëllimit, qoftë edhe të supozuar të Ramës, për të dobësuar deri në eliminim, të forcave kundërshtare politike.
Por, kjo më sa duket ka krijuar edhe kahun e kundërt. Eshtë e vërtetë se Berisha bashkëpunoi me Ramën me 2008 në një formulë kushtetuese dhe elektorale që mirrte peng partite e vogla në përgjithësi dhe I. Metën në vëçanti. Meta tani mburet për sfidën e tij ndaj të mëdhënjve që nuk ia dolën për ta eliminuar atëherë politikisht, por të dy njeri pas tjetrit u kthyen dhe i puthen dorën.
Në këtë zhvillim ka edhe një diferencim. PD-ja , pas kualicionit me LSI-në duket se i futi në dollapin e së shkuarës këtë histori me Metën. Po ashtu duket se PD-ja është ndërgjegjësuar se vetëm me aleancën me LSI-n mund të rikthehet në pushtet dhe për këtë është gati t’i bëjë Metës çdo lëshim. Për këtë është i ndërgjegjshëm dhe Meta edhe LSI-ja dhe kjo i shkon shumë përshtat prakticitetit të vet ekstrem.
Madje ishte kjo frymë që lëjonte një komunkim të vazhdueshëm, qoftë edhe me uljengritje, midis PD-së dhe LSI-së gjatë gjithë kësaj periudhe krizeje, gjë që e ka bërë Ramën të jetë së fundmi më i prerë ndaj Metës.
Pra, kahu i kundërveprues ndaj ambicjeve të Ramës, në kushtet e mospjesëmarrjes së PD-së në zgjedhje, mund të sjellë, (në fakt kjo po lëxohet dita ditës), një votim masiv të elektoratit të opozitës në favor të LSI-së. Dhe po të llogarisim këtu edhe faktin se ka shumë njerëz të pakënaqur ndaj PS-së, ose indiferentë ndaj saj dhe procesit zgjedhor që humbi vlerat e tij reale e të vërteta, atëherë rezulton se PS-ja mund të tkurret në vetvete dhe pa mundësi për t’u ndihmuar nga gati 10 parti të tjera të vogla. Nga ana tjetër, sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë vihet re një distancim i faktorit ndërkombëtar nga kriza në vend, distancim nga i cili, më shumë duket se përfiton opozita dhe I. Meta se sa PS-ja.
LSI-ja me ambicjen e deklaruar për te qenë forca e parë, e ndihmuar nga prakticiteti i saj në raport me votat dhe duke patur nga prapa rrjedhën e fshehur të votave të PD-së, ka një mundësi reale për te qenë forcë e parë. Pra, LSI-ja po manifeston realisht sjellje opozitare që pretendon pushtetin nga aleati i vet i madh siç është PS-ja
Këtë gjë e ka kuptuar më sa duket edhe PS-ja, e cila në fushatën e vet elektorale nuk duket aspak e shpenguar, por shumë e mobilizuar dhe pa hequr asnjë presje nga programi i saj elektoral të llogaritur me pjesëmarrjen në zgjedhje edhe të PD-së.
Një zhvillim i tillë kuptohet që nuk e zgjidh krizen politike në vend. Vetëm sa pengon thellimin e saj. Nëse skenari i mësipërm bëhet realitet me siguri që do të ndërmirren hapa “për zgjdhjen” e krizës në vend. Dmth, presidenti Meta, edhe pse forca e tij politike mund të jetë në pushtet me pasardhësin e tij Vasilin kryeministër dhe Ramën në opozitë, është e sigurt që do të kërkojë zgjedhje të reja të partakohshme në një kohë të përshtatshme. Kështu, ai do të evidentojë rolin e tij të përkushtimit për normalitet demokraci dhe shtet. Kalimi i disa muajve me një qeveri të dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit do të ulë tonët dhe gjakrat. Zgjedhjet e parakohshme do të përfshijnë edhe opozitën e tanishme e cila do të ketë harruar problemin e krimit të organizuar, drogës dhe korrupsionit dhe po të fitojë zgjedhjet do t’ia lëshojë vendin e primatit LSI-së . Me këtë formë do të deklarohet se “Republika e re” do të startojë me pardesitë e kthyera të partive të vjetra, me një rotacion në pushtet, dhe me arsyet e vërteta të krizës të fshehura nën pardesitë.
Diskutime rreth kësaj post