Kohët e fundit brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, flitet për afrimitetin mes Beatrixës dhe Donaldit.
Shikime të kapura nga kamerat, përqafime të herëpashershme, dhe disa momente të tyre, teksa bënin dush bashkë, kanë bërë që të “ndizen” komentet se mes tyre po nis diçka më shumë se shoqëri.
Madje, një pjesë e madhe e publikut, shumë të lidhur me “çiftin” Bora-Donald, që fitoi zemrat e një Shqipërie të tërë, komentojnë negativisht për këngëtaren, ndonëse edhe vetë dy banorët kanë refuzuar se kanë diçka më shumë.
Por si qëndron e vërteta?
Në fakt, një koment i Beatrix për Bora Zemanin, duket se na sjell një këndvështrim tjetër.
Ditën që do të futej në “Big Brother” për të surprizuar Semin, (por përfundoi duke surprizuar Donaldin), Bora postoi një foto të saj.
Dhe Beatrix, pak pas mbrëmjes i ka komentuar “Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, duke i shprehur edhe dashurinë moderatores.
Ndonëse, ndjekësit, i janë “kthyer” Trixës pas këtij komenti, mesa duket edhe ajo, si shumica prej nesh, futet tek grupi i atyre që kërkonin nga ekrani që Donaldi ta puthte Borën.
Sakaq, ky koment dashamirës na lë të kuptojmë që këngëtarja i simpatizon si çift, e në këtë rast duket si e palogjikshme që ajo të ketë krijuar pëlqim për Donaldin.
Diskutime rreth kësaj post