Një shqiptar po nisej në udhëtim nga Schiphol në Hollandë, i cili është një prej aeroporteve më të mëdha në Europë. Por shqiptari ra në sytë e policisë, e cila mbeti e habitur nga një incident, pasi televizioni WNL raportoi se atij i është hapur valixhja dhe i kanë fluturuar në ajër një shumë e majme prej plotë 50 mijë eurosh.
30-vjeçari akuzohet për pastrim parash. Ai kishte fluturuar nga Spanja drejt Holandës. Se sa është shuma që fluturoi në ajër, kjo nuk dihet. Shqiptari është arrestuar në aeroport. Ai nuk kishte asnjë shpjegim për paratë.
Diskutime rreth kësaj post