Nga Artan Fuga
Shqipëri etnike? Qeveri teknike? Jo, jo, këtu jam te: Shqipëria teknike!!! Shqipëria duhet të bjerë në dorë të teknicienëve, qeveria po se po!
Në dorë të teknicienëve, jo të ideologëve mashtrues, jo të propagandistëve që janë koherentë në vulgaritetin e tyre mendor, jo të llafollogëve nëpër media, jo të gjasmologëve, jo të militantëve shërbëtorë që hiqen si menaxherë!
Me grupin e studentëve të nivelit të Master në Biznes Administrim, në lëndët marketing dixhital në web-in social, pranë Universitetit POLIS, Tiranë. Diplomë e dyfishtë në partneritet me IPAG, Francë, diplomë europiane, krejtësisht, e vërtetë, jo nga ato prej gjasme!
Cfarë studentësh, teknicienë të vërtetë në profesion, të aftë dhe të pajisur me njohuri, kushte pune të shkëlqyera, mjedis super human në POLIS, sportivitet, seriozitet, efikasitet!
Kur mendon se tregu shqiptar ende menaxhohet nga politika të kohës së qepës, me komunikim të epokës së gurit, e ti gjen oaze ku të rinj si këta janë të aftë të punojnë dixhital në tregjet europiane pa frikë, seç të kap një kapitje dhe ulesh për një çast në karrige i lodhur, por edhe iu thua:
Ju lumtë !
Mos u pajtoni me mediokritetin që na mbyt!/
Diskutime rreth kësaj post