Gjatë një interviste televizive, i pyetur rreth marrveshjes italo-shqiptare aktivisti Aulon Kalaja shprehet se kemi të bëjmë me një marrveshje okulte, personale mes Ramës dhe Melonit. Sipas tij duhet bërë referendum për këtë marrëveshje sepse Rama po sillet si “Tregtar Flamujsh”.
Nga ana tjetër ai shtoi se Shëngjini do të kthehet në një Lampeduza apo Guantanamo.
Aulon Kalaja: Bëhet në kufij të okultes nuk është pyetur askush, marrëveshje personale e Ramës. Sot marrë vesh nga mediat italiane që kjo marrëveshje është gatuar që në muajin prill. Rama-Meloni kanë bërë këtë gjë, qytetarët janë kundër për 1001 arsye. Këtu nuk kemi referendume. Në pazar është edhe “Syri i Kaltër, që kryeministri nuk e mohoi. Kush është ky që sillet si “Tregtar Flamujsh”. Bëhet fjalë për një parim shumë të madh, për parimin e ekstraterritoralitetit. Nuk është i autorizuar. Italia nuk ka autorizim ta kthejë Shëngjinin në një Lampeduza apo Guantanamo. Është tregti skllevërish. Po na fusin në debat shterpë sikur jemi rracistë. Po kërkoj të drejtat e mia, pa na pyetur. Bëhet fjalë për 39-50 mijë në vit.
Diskutime rreth kësaj post