Armina Mevlani ka reaguar e revoltuar për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit. Së fundmi blogerja ka ndarë një postim, ku ka treguar shqetësimin e saj ndaj njerëzve që nuk kujdesen për të ruajtur distancimin social.
Në pamje shihen disa të rinj nga Wuhani që kanë mbushur përplot një pishinë dhe festojnë të shkujdesur pa ruajtur distancimin. Armina shprehet se e njëjta situatë është edhe në Shqipëri, ndaj duhet që të rinjtë të tregojnë kujdes, sepse po marrin në qafë jetë njerëzish.
“Nuk e kuptoj pse njerëzit në këtë kohë e kanë kaq të vështirë mos të festojnë në grup? E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Po merrni në qafë jetë njerëzish”, ka shkruar Armina përkrah postimit në “Instagram”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post