Është vetëm 14-vjeçe, por konsiderohet si një yll francez, pasi me zërin e saj ka mahnitur të vegjël e të mëdhenj në këtë shtet. Po flasim për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila së bashku me anëtarët e bandës muzikore “Kids United”, e themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin në Francë.
Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe një album muzikor.
Lajmin e dha vetë artistja e vogël, e cila ishte e ftuar në emisionin “Soiree” në Top Channel.
Ndër të tjera, Erza zbuloi se kush është artistja shqiptare, e cila i ka kërkuar bashkëpunim.
Ajo tha se këngëtarja Tuna i ka shkruar babait të saj për të bërë një bashkëpunim.
Artistja 14-vjeçare u shpreh:
“Kur kam nisur të këndojë ‘Xhamadani’, Tuna ka qenë që më ka kërkuar të bëjmë një bashkëpunim.”
Diskutime rreth kësaj post