Po lexoja sot në mëngjes lajme që lidheshin me çështjen më të rëndësishme aktualisht për popullin dhe kombin tonë, Shkodra mbrëmë totalisht e boshatisur, as qen nëpër rrugë.
Tirana, metropoli që bën diferencimin me provincat, ishte dorëzuar gjithashtu.
Njëri tregonte video e foto nga rrugët bosh, po fare-fare.
Shumë njerëz në rrjet shprehnin revoltën se “Bigu”, është duke kurdisuar lojra për të dëmtuar Luizin dhe kauzën e tij.
Dikush postonte deklaratën e një ish-banoreje, se një fans i Luizit kishte dashur ta shtypte me makinë për qëndrimet antiluiziane të saj brenda shtëpisë.
Pak ditë para spektaklit, një tregtar ofronte ulje çmimi për këdo që vërtetonte, si ata që fotografojnë votën, se ka votuar për Luizin.
E di që këto janë gjëra të pa parashikuara pasi, Bigu është tërësisht jashtë kompetencave të institucioneve, përfshi këtu edhe SPAK-un.
Edhe unë nuk kam asnjë besim tek juria e Bigut, sepse juritë janë gjithmonë të manipuluara.
Ndaj unë propozoj të tjera mënyra zgjidhjeje, që t’i ketë populli në dorë.
Diskutime rreth kësaj post