Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali nuk ka kursyer ironitë në fjalën e saj në Parlament. Ajo ka ironizuar veprimin e deputetit demokrat Edmon Spaho i cili në seancën e fundit parlamentare, para se të përjashtohej nga Kuvendi vendosi t’i binte bilbilit ndërkohë që deputetët e PS-së flisnin.
Spiropali: Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejë, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje për trashëgiminë e tij të bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët.
Për sa i përket kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal, Spiropali tha se po kërkojnë kauzë aty ku nuk ka.
Spiropali: Në pamundësi për të gjetur një kauz ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është dhe nuk ka si të jetë. Ju mund të gjeni edhe një herë si akuzoë dëshpërimin tuaj. Ju në fjalët tuaja për procedurë kërkoni të mbroni SHBA nga Edi Rama dhe Shqipëria. E gjithë Shqipëria e di që ju jeni non grata. Ju jeni ndihmës, asistentë të non gratës. Të gjithë ata që e marrin fjalën nuk e marrin për procedurë por për të bllokuar këtë sallë. Kjo është vetëm një alibi për humbjen e radhës në 14 maj, por nuk e zgjidhim dot këtu. As për procedurë, as për replikë. Mund ta kuptoni vetëm në 14 maj kur të kuptoni se humbja do të jetë cclirimi juaj.
Diskutime rreth kësaj post