Një biznesmen që donte të linte përshtypje të mira me një vajzë që kishte në makinën e tij Porsche, u përplas aq fort sa motori fluturoi jashtë dhe vajza pësoi dëmtime në tru, duke ndenjur një javë në koma, transmeton Gazeta Metro.
40-vjeçari londinez, Martin Skiner, një biznesmen në fushën e ndërtimit, u tregua arrogant dhe në gjykatë. Ai u paraqit me një tjetër makinë luksi, një McLaren, dy orë me vonesë, dhe tha se nuk i kishte funksionuar alarmi në mëngjes. Gjykata nuk tregoi mëshirë dhe e dënoi me 22 muaj burg për drejtim makine nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Vajza, e cila ndenji një javë në koma dhe ka pësuar dëme të rënda në tru, të cilat do t’i ndryshojnë jetën, tha se i ishte lutur të mos ecte shpejt, pasi ai kishte konsumuar dhe kokainë. Por biznesmeni nuk e kishte dëgjuar dhe kishte dashur të mburrej me aftësitë e tij.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post