Rubrika “Big Brother Radio” u ka dhënë mundësi banorëve të tregojnë më shumë për njëri-tjetrin, strategjitë dhe idetë e lojës.
Pjesë e panelit së bashku me Erjolën dhe Françeskën, ka qenë edhe Heidi e cila është parë e përlotur në një moment. Françeska është shprehur se “Po i ikën loja nga duart”, për këtë arsye ajo po sillet në këtë mënyrë. Heidi ka pasur debate të forta me të dyja banoret gjatë ditëve të fundit, situata të cilat e kanë ngarkuar emocionalisht.
Ndërkohë edhe largimi i papritur i Eglës nuk është pritur mirë nga banorja pasi me të kishte raporte shumë të mira brenda shtëpisë.
Diskutime rreth kësaj post