Analisti Frrok Çupi është i mendimit se politikani Tom Doshi opozita po i bie në qafë kot. I ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, Çupi tha se politika në kohët e fundit me z.Doshi është sjellë si Komunizmi me Ballin gjatë viteve të komunizmit.
Ai është shprehur se Tom Doshit opozita i bie kot në qafë se nuk ka me çfarë merret, pasi nuk ka as fakte për blerje votash.
“E njoh nga afër si person dhe kam përshtypjen se kolegët e mi janë më larg nga sa është personaliteti i Doshit. Politika në kohët e fundit me z.Doshi është sjellë si Komunizmi me Ballin gjatë viteve të komunizmit, e kanë targetuar ashtu kot. I kanë bërë akuza nga më të tmerrshmet, që i ka shitur, i ka blerë. Realisht nuk është kështu. Di nga afër, në miqësinë e tij, nëse gjendet një njeri që i ka dhënë para për votat, se nuk vë baste… ne nuk jemi mësuar me këto personazhe. Ne nuk kemi të drejtë që ta akuzojmë dikë se e shiti apo e bleu. Tom Doshit i bihet në qafë, sidomos opozita, sepse nuk ka me çfarë të merret”, – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post