Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar spitalin e Vlorës ku ka parë nga afër ndryshimet pas rikonstruksionit të kësaj godine.Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë ka vizuar dhe pacientë që i janë nënshtruar operacioneve në sy për vendosjen e lenteve, që tashmë spitali i ofron flas, ku këta të fundit i pohuan kryeministrit se mjekët nuk u kanë kërkuar lekë.
Biseda me një paciente:
Rama: Të morën lekë këta??
Pacientja: Jo jo!
Rama: Se nisin ata parazitët që rrinë në FB dhe thonë leke ‘leke, leke’.. ja shikojeni ku e keni, ju duket person me lekë zonja këtu?
Pacientja: Flm shumë
Rama: Të ka bërtitur drejtoresha ndonjëherë?
Pacientja: Jo, jo!
Më pas Kryeministri teksa dilte nga reparti i okulistikës takon në hyrje të repartit të Maternitetit disa familjarë të një paciente që priste të sillte në jetë foshnjën.
Rama: Si jeni, mirë? Çfarë bëni këtu?
Bashkëshorti i zonjës: Mirë si jeni, ja kam nusen për të lindur.
Rama: Çfarë e keni? (e pyet për foshnjën që presin të lindë).
Bashkëshorti i zonjës: Kam ëëëë…
Rama: Po hë oree djalë apo vajzë e ke të pyeta? (i nervozuar tregon barkun e zonjës), kamëëë ça kamëëë…Apo s’të vjen goja ty se doje djalë ti …sa fëmijë ke ti?
Bashkëshorti i zonjës: 7 fëmijë kam..
Rama: 7 ëë (teksa habitet), të vika me 1 mijë euro me vete vajza dmth…. apo e meriton thuaj me gjithë këto goditje që ke bërë ti.
Diskutime rreth kësaj post