Para 1 jave, Geliani u deklarua vetëm për Sarën në “Për’puthen” duke u shprehur se nuk e sheh veten me asnjë vajzë tjetër në emision.
“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.
Në fakt ky vendim i Gelianit erdhi pak ditë pasi Sara u deklarua me lot në sy në emision për të dhe e cilësoi si gjysmën e saj më mirë. Por mesa duket Sara e harroi shumë shpejt pëlqimin e fortë për Gelianin, sepse tashmë ka nisur të shfaqet kudo çift me Atdheun.
Para disa ditësh ishte Atdheu ai që postoi në Instagram një foto përkrah Sarës një foto me një dedikim romantik.
“Shih para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah fotos.
“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.
Ndërkohë që menduam në fillim se kjo mund të ishte thjesht një lojë për vëmendje mes dyshes, në fakt gjërat nuk duken kështu. Ditën e sotme ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, feston ditëlindjen. Në festën e organizuar ai ka ftuar gjithë konkurrentët me të cilët ka miqësi dhe në një video shihet se Sara dhe Atdheu janë bashkë në një tavolinë.
Madje vetë Sara ka ndarë në Instagram një foto në të cilën shihet e ulur në prehrin e Atdhuet dhe ai i ka vendosur duart mbi këmbë. Sara i ka mbyllur komentet dhe ka lënë pak prej tyre, njëri është i Atdheut.
“My Bonnie”, i ka shkruar ai referuar çiftit të famshëm Bonnie dhe Clyde.
Nuk e dimë se ç’po ndodh tashmë mes dyshes, ndaj do të donim që në të ardhmen të kishte një sqarim për marrëdhënien e tyre. /iconstyle
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post