Gëzim Hidri është artisti nga Librazhdi, i cili njihet ndryshe si “skllavi i gurit”. Kjo pasi ai është autor i të parit mozaik të lëvizshëm të realizuar me 120 mijë copëza guri me ngjyrë.
Veprën e tij e nisi në Angli në vitin 2006 dhe i kushtohet presidentit të Çelsit, Roman Abramoviç.
Mirëpo, së fundmi, artisti është duke gdhendur një shqiponjë dhe ajo që i ka ndodhur ka qenë me të vërtetë e pabesueshme dhe mjaft e rrallë.
Teksa ka lënë objektin prej guri në oborrin ku ka dhe mjetet e tij, artisti është befasuar ku pak minuta më vonë ka gjetur një shqiponjë reale sipër skulpturës.
Pamjet janë publikuar nga portali Librazhdi News, ku dhe mund të shihet komenti që skulptori bën. E rrallë, apo jo?
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post