Një debat i ashpër është zhvilluar sot në emisionin ‘Breaking’ mes ish-kreut të PD-së në Kukës, Ibsen Elezit dhe deputetit të zgjedhur të PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehut.
Elezi që kërkon prej kohësh largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e krahasoi Shehun me Ramiz Alinë.
Shehu teksa sugjeroi që kolegët të kalojnë këtë moment të vështirë duke evidentuar krimin elektoral, nuk iu përgjigj dot Elezit nëse PD do të futet në parlament apo jo.
Pjesë nga debati:
Tritan Shehu: Unë i këshilloj kolegët e mi që të kalojmë këtë moment të vështirë.
Ibsen Elezi: A di një moment si kalohet? Si a ke konkretisht një rrugë?
Tritan Shehu: Në këtë momente të evidentojmë problemin për krimin elektoral.
Ibsen Elezi: Do futeni në parlament apo jo? Ma trego personalisht do futesh apo jo?
Tritan Shehu: Qetësohu të lutem, merre me të qetë zotëri.
Ibsen Elezi: Je duke fol si Ramiz Alia në ’91
Diskutime rreth kësaj post