Zona e Kune-Vanit në Shëngjin rrezikon të zhduket nga harta si pasojë e erozionit. Prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rërë, teksa dallgët e detit rrëzojnë pemët një nga një.
Sipas ekspertit të mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, ky erozion ka qenë më shumë agresiv madje po krijon një dëm që nuk mund të riparohet.
Gjini në një intervistë për Top Channel bën me dije se nëse nuk ndërhyhet menjëherë, erozioni do të ketë pasoja tepër shkatërruese për Shëngjinin dhe Kunën.
Në vitet e fundit deti ka përparuar me rreth 30 metra, gjë që provohet nga bunkerët e dikurshëm që tashmë janë të mbuluar nga uji
Diskutime rreth kësaj post