Opozita organizoi në 27 Janar protestën e parë për këtë vit dhe siç ka paralajmëruar priten edhe tubime të tjera. Kjo ishte një prej temave të diskutuara në emisionin “JAVA” në RTSH.
LSI vinte nga një kohë e gjatë në pushtet. Një mandat me PD-në dhe një mandat aleate me PS-në. Kjo përbënte edhe interes për analistin Preç Zogaj i cili pyeti kryetaren e LSI Kryemadhi se si ishte pjesëmarrja e militantëve të kësaj force.
Kryemadhi deklaroi se “LSI është më shumë parti e takimeve në salla, por pjesëmarrja ishte e madhe në protestë”.
Por duket se kjo protestë ka shërbyer për bashkimin më të fortë mes PD-së dhe LSI-së që gjatë fushatës hodhën akuza të ashpra të ndërsjellta mes tyre. Lidhur me pyetjen e analistin Lorenc Vangjeli, nëse ndihet bashkimi mes dy partive opozitare PD dhe LSI ajo tha se baza përcjell më shumë këtë mesazh tek drejtuesit.
“Baza poshtë ka më shumë alkimi se sa ne sipër. Ata e ndjejnë më shumë afrimin me PD”, deklaroi Kryemadhi në “JAVA”.
Diskutime rreth kësaj post