Kryeministri Edi Rama u shpreh se është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën emrin e Presidentit të ri pas Metës, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur sot se Ilir Meta është një President i shkarkuar nga Kuvendi por është në detyrë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Deklarata e Ballës:
“E para një herë Presidenti aktual i Republikës është shkarkuar me vendim të Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese është në afatet e veta për tu shprehur. Presidenti vazhdon të jetë në detyrë deri sa të kemi një vendim dhe është në respekt të vlerave kushtetuese që ne të mos shprehemi për këtë çështje”, tha Balla për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post