Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se partia e saj ka numrin më të madh të të rinjve në listat e kandidatëve për deputetë dhe i bën thirrje mediave t’i japin më tepër vëmendje.
Në emisionin “Real Story”, Kryemadhi debatoi me analistin Skënder Minxhozi, kur ai i tha se partitë opozitare kanë po të njëjtat figura që kanë dominuar politikën në 30 vitet e fundit.
“Ndaj mos na e shisni rotacionin për ndryshim”, – u shpreh Minxhozi.
Pjesë nga diskutimi:
Skënder Minxhozi: Përmendët ndryshimin, por po të marrim jo moshën biologjike, këtu ndryshim jo që s’ka por rotacion po. Të kesh Sali Berishën
Kryemadhi: Po ça të bëri Sali Berisha ty, ke Luljeta Bozon. Po nuk e deshe mos e voto
Minxhozi: Mos na e shisni rotacionin për ndryshim
Kryemadhi: Rotacioni vjen me votë. Merr listën e PD në Tiranë vetëm ndryshim nuk ke.
Minxhozi: 30 vjet politikanë, si mund të mbrosh ndryshimin
Kryemadhi: Ke patur pa fund Berluskonin, Helmut Kholn…
Diskutime rreth kësaj post