Analisti Gjekmarkaj e ka cilësuar Ngjelën si zëdhënës të një tiranie që po vendoset në Shqipëri. Nga ana tjetër, Ngjela tha se reforma në drejtësi është në dorë të ndërkombëtarëve dhe vendimet për institucionet i marrin ata si në rastin e Kushtetueses duke shmangur kështu Kuvendin dhe maxhorancën nga përgjegjësitë.
Debati në studio:
Ngjela: Katër do shkojnë në procese, do fitojnë apo jo është puna e mbrojtjes.
Gjekmarkaj: Qëndrimet e dhënë në 30 vite i ka pasur mjaft interesante. Unë avokatin e kam të bëjë shpesh herë pirueta juridike për arsye humoresh personale dhe nuk e kuptoj dot si njeri që ka një background të tillë mund të bëhet zëdhënës i një tiranie që po vendoset në Shqipëri. Edhe ta mbulojë me retorikë, thelbi është që në Shqipëri po kapen institucionet.
Ngjela: Këtu drejtojnë ndërkombëtarët.
Gjekmarkaj: I bie që ju në këtë rast bëni zëdhënësin e Edi Ramës në këtë studio.
Ngjela: Informacioni është ky, nga të tërë këta që kanë vajtur për gjykatën Kushtetuese vetëm dy nuk kanë kaluar nga ndërkombëtarët, këta që ka vënë Meta. Nuk i pranojnë ndërkombëtarët, pikë. Do ta dëgjoni kur të thonë, nuk i pranojmë. Ne nuk e bëjmë dot reformën.
Diskutime rreth kësaj post