Komunikimi pa mikrofon dhe me kode, është një nga rregullat bazë të ‘Big Brother VIP Albania’. Kush i shkel, merr paralajmërim ose përjashtohet nga shtëpia. Për të disatën herë, Olta Gixhari ka thyer rregullat e shtëpisë por këtë radhë nuk ishte vetëm.
Bashkë me Qetsorin, aktorja ka komunikuar me kode. Ata prej kohësh kanë folur për grupin e tyre dhe formën se si do të “tërheqin” banorë në grup. Me anë të fotove që realizuan sot, Qetsori është munduar të këshilloj Oltën, duke folur me ‘kode’ për secilin banorë pa i përmendur emrat. Aktorja dhe ish-fituesi i ‘BBV’ flasin për secilin banor, duke e prekur në foto.
Ja çfarë diskutuan:
Olta: Shife içik, o këtë, ose atë që nuk e ke fare në foto.
Qetsori: Po ja kemi foton e grupit.
Olta: Bravo, po varet nga dinamika.
Qetsori: Kush të pëlqen ty në këtë foto?
Olta: Po shihe tani, unë mendoj se varet nga fotografia. Për shembull, këtë dhe këtë them unë, qe ta sh***.
Qetsori: Puu, qenke ti, do dalësh në dritë apo do rrish. Do dalësh në dritë që të të punojë mendja?
Olta: Ky që ka dalë bukur, dhe këta shoqërohen…
Qetsori: Këta të dy.
Olta: Ky nuk ka dal bukur, ky shoqërohet me një nga këta.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post