Një baba ka braktisur në aeroportin e Moskës dy fëmijët e tij duke u lënë në një nga çantat një letër ku shkruante se për momentin nuk është në gjendje t’i mbajë, prandaj i është lutur përmes asaj letre që çdo kush që do t’u gjejë t’i marrë e t’i ndihmojë ata.
Ky lajm është publikuar nga guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov i cili shkruante në rrjetet sociale: Kam vizituar djemtë e mbetur në Sheremetyevo. Ne hëngrëm mëngjesin së bashku. Humori është i shkëlqyeshëm. Ata po përgatiten për një ekskursion në akuarium, atëherë do të vijnë tek unë. Po presim për babain Victor, do të gjejmë një punë për të. Fëmijët e duan shumë atë.
I ati iu kishte lënë në në çantë edhe dokumentet, librat e shkollës dhe një kopje të pasaportës së tij. Në letër ai shkruante se përkohësisht nuk mund të kujdesej për djemtë, por dëshironte t’i merrte më vonë.
“Ju lutemi ndihmoni fëmijët e mi. Ju lutem dërgojini ata në një strehë të përkohshme sepse në këtë moment jam në një situatë të vështirë financiare. Unë do t’i marr ata më vonë. Kërkoj që fëmijët e mi të mos ndahen. Dokumentet e fëmijëve janë në çantën e shpinës. Më vjen keq, por për momentin nuk kam zgjidhje tjetër” – shkruante i ati i dy djemve.
Diskutime rreth kësaj post