Policia e Kosovës ka ndaluar tre vajza me origjinë serbe dhe 8 shqiptare.
Ato besohet se po qëndronin pa leje qëndrimi, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si kërcimtare në një klab nate nga ku gjenin edhe klientët.
Mediat kosovare shkruajnë se ato do të mbahen deri në verifikimin e identitetit të tyre dhe më pas do të depërtohen jashtë Kosovës.
Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në vendin ku vajzat u ndaluan rreth 40 klientë. Disa prej të cilëve pas kontrollit rezultuan të kishin armë zjarri, thika etj.
Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët e tjera të këtij objekti nga ku, në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune.
Diskutime rreth kësaj post