Meridiani mbrëmjen e djeshme u vu përballë një sfide të vështirë që ishte hapja e kutisë së pandorës. Konkurrenti pa menduar gjatë ka vendosur që të çojë në nominim të gjithë banorët, vetëm që të takonte disa prej futbollistëve të ekipit të Vllaznisë.
Ai u vendos përballë një zgjedhje dhe menjëherë tha se do zgjidhte surprizën, pavarësisht se dërgoi në nominim pjesën tjetër të banorëve. Nga nominimi u shpëtua ai dhe i preferuari i publikut, Iliri.
E teksa shumica e banorëve është në nominim, ata pyesin njëri-tjetrin se kush mendon se mund të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Pas përfundimit të spektaklit, Dj PM teksa bisedonte me Monikën, Arbërin, Ilirin, Einxhel, Antonelën dhe Big Mamën, i habiti të gjithë kur tha emrin e Sarah.
Fillimisht pyetën Ilirin se kush mund të dilte, por ai dha disa emra, por jo atë që vërtetë mendonte se mund të dalë gjatë spektaklit të radhës. E teksa balerini i njohur nuk po thoshte 1 emër, Pajtimi thotë se të gjithë do thonë mendimin e tyre.
“Unë mendoj Sarah. Unë e Dagz rrimë në shtëpi se bëjmë hajgare, është një farë energjie dhe njerëzit po shohin tu qesh në përmbledhjet ditore. Ne në debate nuk jena, pa na ngacmuar unë askënd nuk ngacmoj. Muhabet me dit bëjmë të gjithë, por ndoshta njerëzit nuk e vlerësojnë muhabetin jashtë. Ma shumë po këqyrin debatet se çfarë po kallon”, tha PM.
Diskutime rreth kësaj post