Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Remas të Divjakës, familja Lika jep një version ndryshe nga policia. Sipas tyre, në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA i janë drejtuar banesës së shtetasit Haxhi Lika dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të saj.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur me plumb në kokë 77-vjeçari Haxhi Lika, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Erdhi policia në 4 të mëngjesit, qëlluan me armë nga jashtë, dhe goditën xhaxhain në gjumë, pastaj bënë kontroll. E kanë kthyer shtëpinë përmbys”, thotë nipi i Haxhiut.
I pyetur lidhur me versionin e policisë, se po kërkonte në atë banesë dy persona të shpallur në kërkim për vrasje, ai tha se: “Jo në këtë familje, por në gjithë fisin tonë nuk ka të kërkuar policia”.
Diskutime rreth kësaj post