Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së shqiptares Lavdije Kruja në qershor të 2016.
Ajo u ekzekutua me një plumb në kokë, ndërsa u gjet disa ditë pas denoncimit të familjes.
Por dy vite hetime janë finalizuar me arrestimin e autorit, i cili është Franco Vignati 64 vjeç.
Sipas hetimeve, italiani kishte pasur një lidhje me shqiptaren dhe vendimi i Lavdije Krujës për t’i dhënë fund historisë ka qenë shkak që 64 vjeçari e ka vrarë.
Shqiptarja ishte e divorcuar.
Diskutime rreth kësaj post