Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ditën e sotme ka vizituar Gjykatën Kushtetuese. Kim e cilëson plotësimin e Gjykatës me 9 anëtarët si një arritje të madhe për Reformën në Drejtësi. Ajo thekson dhe njëherë mbështetjen që SHBA i jep kësaj reforme.
“Që nga dhjetori 2022 Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për t’i uruar sukses në zgjedhjen e kreut të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.”-shprehet Kim.
Diskutime rreth kësaj post