Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se përfundimisht LSI është kundër importit të mbetjeve dhe se zgjidhja e vetme për t’i thënë “Jo” ligjit të mbetjeve, është referendumi.
Gjatë një bisedimi me gazetarët, Vasili ju bashkua mendimit të Partsë Demokratike ku shtoi se Rama pavarësisht se shpenzoi orë të tëra nuk arriti të bindë popullin.
“E vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë. Të kemi referendum popullor, se të këqijat e këtij ligji, sidomos në aspektin shëndetësor, janë të mëdha. Vullneti popullor është ai që duhet të zgjedhë pasi ka dëgjuar të gjitha argumentat”, tha Vasili.
E votuat ligjin, por pse nuk ratë dakord me PD-në që atëherë?
“Votimi ishte në kushtet e një besimi të plotë, nuk e udhëhiqnim ne procesin, por komisioni i PS. Na siguruan se ky proces ishte shteruar. Unë kam pasur rezervat e mia. Unë propozova amendament për të vrojtuar këtë proces. Ne garantuam bashkë me kryetarin e asaj kohe Ilir Meta që në kushte të tjera këtë nismë nuk do ta mbështesnim,” tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post