Nga SYRI.net
Gjendja e vendit është përkeqësuar në çdo aspekt për shkak të keqqeverisjes Rama. Rama është edhe kryeoligarku dhe personi më i pasur në vend. Edhe drejtuesi i krimit dhe miku i kriminelëve. Edhe organizatori i manipulimit të zgjedhjes, blerjes së votës dhe kërcënimit të votuesve. Edhe ideatori i kultivimit të kanabisit dhe garantuesi i trafikantëve të drogës. Edhe drejtuesi i lavatricës më të dmahe të pastrimit të parave. Dhe së fundmi, duke kapur drejtësinë edhe shndërruar edhe prokurori, edhe kryegjykatësi, edhe kryepolici i vendit.
Shumica e qytetarëve duan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të mjerueshme dhe të pasigurisë totale. Të gjithë shqiptarët emigrantë apo që duan të emigrojnë shprehen se:
– vendi qeveriset një grusht politikanësh të korruptuar që pasurohen çdo ditë dhe sillen me arrogancë ndaj halleve e shqetësimeve të qytetarëve;
– vendi qeveriset nga individë të lidhur ngushtësisht me krimin dhe për cdo hall të tyre u duhet të ballafaqohen me kriminelët që kontrollojnë pikat kyce të qeverisjes;
– ekonominë e vendit e kontrollon oligarkia, një grusht politikanësh e biznesmenësh, që kanë gllabëruar të gjithë tenderat, koncesionet, licencat dhe po vrasin çdo sipërmarrje vendase e të huaj, po largojnë të gjithë investitorët e huaj seriozë;
– shteti ligjor ka rënë, shteti është në duart e një personi të vetëm që ka vënë nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë duke eliminuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, e tjerë;
– vendi drejtohet nga një parlament i cili përbëhet nga të paaftë, të paarsimuar, të korruptuar, kriminelë, kukulla që ngrenë kartonat dhe tallet me hallet e qytetarëve;
– vendi drejtohet nga një shtet policor që arreston të varfrin, godit të dobëtin, gjobit të ndershmin, dhe që arreston opozitën dhe kundërshtarët sa herë ata reagojnë apo protestojnë.
Në këto kushte Opozita e bashkuar ka ndërtuar një platformë të mbështetur në 4 shtylla kryesore:
Shtylla I:
Shkatërrimi i lidhjes qeveri-krim
Përmes një ligji special opozita ka propozuar të kryehet Vetingu i politikanëve të lidhur me krimin dhe që bashkëpunojnë me kriminelët, pasi ka larguar nga kuvendi individët me rekorde kriminale. Ky operacion pastrimi do të përfshijë parlamentin, qeverinë, administratën publike, partitë politike dhe institucionet kryesore kushtetuese.
Shtylla II:
Luftë pa kompromis korrupsionit dhe oligarkëve
Synimi kryesor dhe final i të gjithë kësaj platforme është mirëqënia e qytetarëve. Kjo do të kërkonte krahas të gjithë realizimit të objektivave të përcaktuar nga tre shtyllat e mësipërme, edhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Krijimin e vëndeve të punës. Uljen e varfërisë. Reduktimin e hendekut mes të pasurve e të varfëve. Krijimin e kushteve për biznes të suksesshëm dhe thithjen e investimeve të huaja. Kjo do të arrihej vetëm nëse ekonomia do të çlirohej nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar.
Shtylla III:
Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike
Në mënyrë që pastrimi i qeverisjes së vendit nga të gjithë dukuritë negative të kryhet me sukses duhet që ngrihet një sistem drejtësie profesional, i pakapur politikisht dhe i ndershëm. Që të ndodhe kjo duhet që sistemi i reformuar i drejtësisë të çlirohet nga kapja politike e Ramës.
Shtylla IV:
Zgjedhje të lira e të ndershme
Largimi i qeverisjes Rama do të bëhet vetëm përmes votës së lirë. Por kjo kërkon që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira, të ndershme dhe të drejta. Opozita ka propozuar një program të hollësishëm për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme që vota të mos blihet dhe votuesi të mos kërcënohet.
Diskutime rreth kësaj post