Pas shpalljes non grata nga DASH, ish-kryeministri Sali Berisha vijon të shpërndajë foto e video nga takimet me ish-zyrtarë të lartë amerikanë, si për të treguar që ka mbajtur gjithmonë një qëndrim pro SHBË-së.
“25 vjet me pare, ish Presidenti George H. Ë. Bush dhe ish Zonja e pare Barbara Bush dhe e gjithe familja e tij te madhe se bashku me ish Sekretarin e Shtetit, Colin Poëell dhe zonjen Alma Poëell erdhen per nje vizite miqesore ne Vlore. Kete vizite e ka perjetesuar shume bukur ne memorjet e saj ish Zonja e pare Barbara Bush. sb”, – shkruan Berisha.
Duket qartë që ish-kryeministri është i shqetësuar për të ardhmen që e pret.Skenaret janë të shumta. Gazeta “Sot” ka siguruar një mesazh konfidencial në gjuhën angleze, i cili ditët e fundit po qarkullon fuqishëm në telefonat e politikanëve, gazetarëve, personaliteteve dhe në internet. Bëhet fjalë për një mesazh me skenarë post-gushti.
Ndër të tjera në këtë mesazh thuhet se në shtator pritet të bëhet arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa do pasohet nga presidenti Ilir Meta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post