Një sherr ku janë përfshirë disa persona është regjistruara ditën e sotme, rreth orës 16:20 pranë stadiumit “Stelman Stërmasi”.
Një grup prej 20 personash përplasen në mes të rrugës me flakadanë, ndërsa disa të tjerë vrapojnë të ikin.
Siç shkruajnë burimet e JOQ.al, disa persona me maska ishin fshehur në një rrugicë, ndërsa po prisnin të kalonin një grup tifozësh pë t’i sulmuar.
Të rinjtë e kanë vazhduar sherrin në mes të rrugës, ndërsa besohet se mund të ketë të lënduar.
Personat e përfshirë në sherr mund të jenë tifozë të Partizanit, pasi ekipi i tyre do të zhvillojë ndeshjen ndaj Luftëtarit në orën 17:00.
Video:
Diskutime rreth kësaj post