Ditën e sotme në “Për’Puthen” u transmetua një takim tepër romantik midis Anës dhe Fatjonit.
Një kuti me çokollata dhe dy trëndafila që simbolizojnë dashurinë dhe mirësinë, ishte kjo dhurata e Fatjonit për Anën. Gjithashtu edhe një shishe vere e shoqëruar me një tjetër trëndafil, për të cilën Fatjoni u shpreh se do donte të hapej në momentin që do të lindte diçka mes tyre.
Fatjoni: Këto trëndafila simbolizojnë mirësinë dhe dashurinë. Në momentin që ne vërtet mund të lind diçka mes nesh, këtë shishe vere ose do ta hapim të dy ose do ta thyejmë të dy.
Nuk kanë munguar as ngacmimet me fjalë mes tyre.
Ana: Zakonisht të veshin apo të zhveshin femrat
Fatjoni: Unë mendoj se edhe vishem edhe zhvishem
Ana: Kjo veshje do të shkojë shumë, mundësisht me një kollare deri në fyt.
Fatjoni: Të pëlqen deri në fyt ë?
Ana: Po që ke bërë trup ti
Në fund, Fatjoni i var një varse me gjarpër Anës dhe i thotë: “Ndoshta unë të helmova me këtë që të vura në qafë”.
Diskutime rreth kësaj post