Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit.
Gjithçka nisi pas një sherr mes disa personave dhe për këtë ngjarje u lajmërua policia. Pasi efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, janë dhunuar me sende të forta nga personat e përfshirë në konflikt.
Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit. Policia e Elbasanit vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post