Një video-skandal tronditi gati dy vite me parë opinionin publik, ku Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Baçi dëgjohet ti kërkojë favore seksuale një gruaje, për të ndërhyrë në këmbim të një vendimi gjyqësor.
Vendimi në fjalë ka një zanafillë që përkon me një konflikt prone në Gjirokastër. Gruaja që ka denoncuar Kryetarin e Gjykatës së Lartë ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj.
Emisioni “Shihemi në gjyq” i Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas ka qënë i pari që e ka publikuar këtë histori duke u përpjekur të ndërmjetësojë palët, nisur nga deklaratat e ish-vjehrrës se gruas 40 vjeçare, se ajo ka ngelur pa banesë. Kujtojmë që emsioni është zhvilluar që në 10 prill 2016.
Në emision janë shfaqur zonja Merushe dhe kushëriri i saj, Imeri. Ky i fundit u shpreh se e kishte të pamundur të kujdeset për Merushen, pasi prej 30 muajsh ajo ka ngelur në mes të katër rrugëve.
Imeri pretendon se Merushja ndonëse ka një banesë të madhe, një ndërtesë me tre kate që e ka ngritur me shumë sakrifica, ajo ende jeton me të.
Merushja rrëfen e emocionuar se ndonëse ka një pronë të madhe, ajo është e detyruar të flejë në garazh.
Video:
Diskutime rreth kësaj post