Raporti mes Trejsit dhe Encës nuk ka qenë aspak i mirë dhe ka vijuar me diss-e dhe sulme publike që prej vitit të kaluar.
Sot Trejsi Sejdini ka qenë një nga të ftuarat puntatën e tretë të spektalit “Shiko Kush LUAN”. E gjetur në sfidën e “ringut” përballë personazheve të famshëm, Trejsi të gjithë “inatin” e kishte me Encën.
Ajo u shpreh se nuk do të krijojë kurrë miqësi me këngëtaren dhe zgjodhi Encën si artisten të cilën e cilëson si “0 me bisht”.
Ndërkohë edhe pyetjes se cila nga artistët meriton një shpullë nga ajo, modelja zgjodhi këngëtaren.
Sherri mes tyre nisi vitin e kaluar kur e ftuar në emisionin “Why not”, Trejsi u shpreh për Encën: “Sa është një Encë janë tre Trejsa të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë.”
Pas kësaj deklarate nuk mungoi reagimi i Encës e cila publikoi një video ku shprehej: Ju uroj të gjithëve ëndrra të bukura dhe mos harroni, xhelozia vret” e në një postim tjetër shprehej: “Trendafilat janë të kuq dhe lule vjollcat janë blu, ti je një k*rvë dhe gjithë të urrejnë ty”. Diss-et më pas vazhduan, për t’u rikthyer sërish sot në “Shiko kush luan”.
Diskutime rreth kësaj post