Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, sipas burimeve të sigurta të Politiko, i ka dhënë të vëllait disa tendera të dyshimtë.
Vetëm dy ditë para se Banka Societe Generale të kalojë zyrtarisht nën pronësinë e bankës hungareze OTP, kompania e vëllait të Erjon Veliajt, merr tendera të dyshimtë nëpërmjet kësaj banke. Me procedura të dyshimta, në një kohë kur banka Societe Generale, është në procedurë shitjeje zhvillohen tendera të cilat i fiton kompania “Gogel” e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës.
Pas tenderave në Bashki, qeveri, favoreve nga Albtelekom me skemën e vjedhjes së pastër të fondeve publike me anën e sponzorimeve nga Bashkia në shifra prej qindra milione lekësh për koncertet e Rita Orës, Ermal Metës, tani Veliajt e shtrijnë dorën e përfitimeve edhe në sektorin bankar. Marrja e tenderave në Societe General vetëm 2 ditë para shitjes së saj është një aferë e pastër korrupsioni mes politikës dhe sektorit bankar.
Diskutime rreth kësaj post