Një sherr në mes të Tiranës, ka për protagoniste dy gra, të moshës mbi 50 vjeç.
Burime të Policisë Vendore, bëjnë ët ditur se përplasja fizike mes grave ka ndodhur sot te “Rruga e Dibrës”. Si pasojë e kësaj përplasje, njëra prej tyre ka goditur me grusht tjetrën, ndërsa dosja ka përfunduar në Prokurori.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M. M., vjeçe 56, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, me vetëgjyqësi, ka goditur me grusht, shtetasen S. D., vjeçe 53, banuese në Tiranë. Nenet 89 dhe 277 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post