Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se ndryshe nga sa pretendon Braçe Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.
Ndërkaq, ish-zëvendëskryeministri tregon se për shifrat i është referuar INSTAT-it dhe se ai nuk numëron lopët. Braçe shkruan se ai u beson haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve.
Postimi i Braçes:
Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.
UNE KAM CITUAR DREJT E PA ASNJE GABIM INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!
INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo:
BURIMI: MINISTRIA E BUJQESISE E ZHVILLIMIT RURAL.
LOPET I KA NUMERUAR MINISTRIA EDHE NE 2017, EDHE NE 2018-fundit te tij i jam referuar une, EDHE NE 2019, EDHE NE 2020, EDHE NE 2021!
Burimi i INSTAT eshte ky numerim!
Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!
E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!
JANE SHUME ME TE BESUESHEM KETA SE PESE MINISTRA NGA 2016-ta E KETEJ QE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KANE NUMERUAR GABIM LOPET!
Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; POR NUK GENJEJ DOT, KERKEND, PERFSHIRE EDHE KRYEMINISTRIN!
E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve.“-shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post