Mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe të “Klanifornias” u transmetua një skeç ku aktorët ishin maskuar si këngëtarë të njohur të muzikës tallava. Në hyrje, Marina u shpreh se ka rikthyer në “Klanifornia”, festivalin e fundvitit duke ia vënë emrin “Jasha Festival”.
Gjatë skeçit, Marina i kërkoi njërit prej ‘këngëtarëve’ të këndonte me të, por ai refuzoi duke i thënë të mbante rolin e saj të prezantueses. “Na e le neve këngën, ti bëj prezantuesen. Mos u merr me atë punë ti”.
“Ok, po iki të ndërroj fustanin”, tha Marina, duke ironizuar faktin që Alketa ndërroi 12 fustane. Por nuk mbaroi me kaq.
Në një moment tjetër, Marina kërkoi sërish të këndonte dhe sërish u refuzua. “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare”, tha Marina duke ironizuar sërish Alketën.
Diskutime rreth kësaj post