Një 48-vjeçar ka përfunduar nga prangat e policisë pasi ka dhunuar motrën e tij më të madhe.
Shkak për konfliktin brenda në familje mësohet se ka qenë një konflikt për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3, i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post