Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi pak më parë angazhimin e forcave speciale të ushtrisë për të ruajtur rendin përreth Rinasit duke i dhënë kështu një shuplakë të fortë Policisë së Shtetit dhe kolegut të saj, ministër të Brendshëm.
Kjo, pasi angazhimi i ushtrisë për ruajtjen e sigurisë dhe sidomos të forcave speciale bëhet në situata të jashtëzakonshme dhe duket se thyerja për të disatën herë e perimetrit të sigurisë së aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit është cilësuar pikërisht situatë e jashtëzakonshme, shkruan Albeu.com.
Ministria e Brendshme ka në dispozicion reparte forcash speciale për të ruajtur rendin në Rinas, siç janë FNSH apo RENEA dhe duket se me angazhimin direkt të ushtrisë, Xhaçka ka nxjerrë menjanë Lleshajn duke u bërë kështu “violinë e parë” në ruatjen e rendit publik në vend.
FNSH dhe RENEA mund të ruajnë shumë mirë perimetrin e sigurisë në Rinas duke qenë njëkohësisht edhe me efektivë për shkak të natyrës së shërbimit të tyre, por qeveria ka menduar ndryshe.
Sigurisht që ky vendim nuk ka ardhur pa miratimin e Ramës. Ndërsa duket qartazi që prestigji i ministrit Lleshaj, që la gradën Gjeneral për t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar duke i sfiduar sëfundmi me ushtri, është nëpërkëmbur jo pak. /albeu
Diskutime rreth kësaj post