Partia Demokratike e Shkodrës nuk po gjen qetësi. Kësaj here ka qenë radha e grupseksionit të Rrethinave për të zhvilluar një mbledhje në kuadër të analizës për zgjedhjet parlamentare të 2017 që ishin në qershor të këtij viti.
Gjatë mbledhjes deputeti Romeo Gurakuqi është shprehur para anëtarëve demokrat se pavarësisht situatës së vështirë që po kalon aktualisht vendi nën qeverisjen e së majtës me në krye kryeministrin Edi Rama, është e qartë se PD nuk është e aftë të marrë pushtetin e qeverisjes. Kaq është dashur që anëtarët e pranishëm në sallë të reagojnë dhe të mos e pranojnë një deklaratë të tillë.
“Ne jemi këtu dhe vazhdojmë të kontribuojmë sepse ajo që presim është që të marrim pushtetin dhe të qeverisë PD ndryshe nuk ka asnjë kuptim të luftojmë e të lodhemi përballë kësaj qeverie”, ka deklaruar njëri prej të pranishmëve duke iu përgjigjur deputetit Gurakuqi.
Ai që ka ndërhyrë qoftë për t’i dhënë një përgjigje deputetit Gurakuqi por edhe për të qetësuar situatën ka qenë deputeti tjetër i PD Bardh Spahia i cili ka bërë të qartë se PD është më e gatshme se kurrë për t’u përballur me bandën kriminale që drejton Shqipërinë me në krye Edi Ramën.
Deputeti Spahia tha se PD ka të gjithë forcën dhe potencialin e duhur për të marrë në dorë fatet e vendit dhe për të qeverisur shumë më mirë Shqipërinë larg nga krimi dhe korrupsioni. Për këtë kërkohet vullneti i të gjithë demokratëve dhe se shumë shpejt tha deputeti Spahia ka besimin e plotë se kjo qeveri do të rrëzohet sepse nuk ka asnjë arsye për të vijuar më në drejtim.
Diskutime rreth kësaj post