Presidenti amerikan Donald Trump duket se kete here e ka kapur me Turqine te cilen e ka kërcënuar me sanksione nëse ajo nuk liron pastorin amerikan të ndaluar pasi turqit e akuzojne për lidhje me grupet terroriste.
“SHBA do të vendosë sanksione të mëdha ndaj Turqisë për arrestin e gjatë të pastorit Andrew Brunson”, tha Trump në rrjetin social Twitter.
“Ai po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë”, ka shtuar Trump.
Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.
Më parë, nënpresidenti amerikan Mike Pence po ashtu u kërcënua nëpërmjet Twitter-it me “sanksione të konsiderueshme mbi Turqinë derisa ky njeri i pafajshëm i besimit të lirohet”.
Gjykata e Dytë e Lartë Penale e Izmirit ka thënë se vendimi për transferimin e Brunsonit në arrest shtëpiak është marrë për shkak të shëndetit të tij.
Gjykata vendosi të lejojë Brunsonin të jetojë në adresën e tij në Izmir, por e ndaloi atë nga “braktisja e vendbanimit” dhe nga largimi nga vendi.
Pas vendimit, kleriku u largua nga burgu me një përcjellje policore pas përfundimit të procedurave të caktuara. Autoritetet kanë marrë masa të gjera të sigurisë në vendbanimin e Brunsonit.
“Nuk do të tolerojmë kërcënime nga askush”
Turqia nuk do të tolerojë kërcënime nga askush, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump me sanksione ndaj Turqisë nëse kjo e fundit nuk e liron pastorin amerikan Andrew Brunson të ndaluar për lidhje me organizatat terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Askush nuk mund ta diktojë Turqinë. Nuk do të tolerojmë kërcënime nga askush”, tha Çavuşoğlu në rrjetin social Twitter pas ndërhyrjes së presidentit amerikan Trump në gjyqësorin e Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s.
“Sundimi i ligjit vlen për të gjithë pa përjashtim”, tha shefi i diplomacisë turke.
Çavuşoğlu bisedë telefonike me Pompeon
Çavuşoğlu po ashtu ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, njoftuan burimet diplomatike.
Ende nuk janë shpalosur detaje në lidhje me përmbajtjen e bisedës.
Ndryshe, Trump me herët përmes rrjetit social Twitter kërcënoi Turqinë me sanksione.
“SHBA do të vendosë sanksione të mëdha ndaj Turqisë për arrestin e gjatë të pastorit Andrew Brunson”, ka thënë Trump.
“Ai po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë”, ka shtuar presidenti amerikan.
Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.
Më parë, nënpresidenti amerikan Mike Pence po ashtu u kërcënua nëpërmjet Twitter-it me “sanksione të konsiderueshme mbi Turqinë derisa ky njeri i pafajshëm i besimit të lirohet”.
Gjykata e Dytë e Lartë Penale e Izmirit ka thënë se vendimi për transferimin e Brunsonit në arrest shtëpiak është marrë për shkak të shëndetit të tij.
Gjykata vendosi të lejojë Brunsonin të jetojë në adresën e tij në Izmir, por e ndaloi atë nga “braktisja e vendbanimit” dhe nga largimi nga vendi.
Pas vendimit, kleriku u largua nga burgu me një përcjellje policore pas përfundimit të procedurave të caktuara.
Autoritetet kanë marrë masa të gjera të sigurisë në vendbanimin e Brunsonit.
Diskutime rreth kësaj post