Presidenti Erdogan ka mbajtur një fjalim të zjarrtë para të rinjve të partisë së tij duke deklaruar se do të ndërmarrin masa ndaj ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë së administratës Trump.
“Durimi ynë zgjati deri mbrëmë. Tani i kam dhënë urdhër bashkëpunëtorëve të mi që të marrin të njëjtat masa ndaj SHBA-së ashtu siç ata morën ndaj nesh. Arabët kanë një thënie të bukur: Kush bën, pëson!”, tha Erdogan, përcjell Albeu.com.
Fjalimi i tij u cilësua si një shpallje lufte ndaj administratës Trump prej mediave perëndimore, ndërsa amerikanët kanë paralajmëruar masa të tjera ndaj ekonomisë dhe ministrave turq, të cilët akuzohen se po mbajnë peng priftin Andrës Brunson me akuza të rreme për mbështetjen e grushtit të shumë përfolur të shtetit të korrikut 2016.
Më parë, administrata Trump kishte vendosur embargo ndaj ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë së Turqisë duke i bllokuar asetet e tyre në SHBA.
Trump dhe Mike Pence kishin kërkuar lirimin e priftit në fjalë duke theksuar se ai ishte peng i Erdoganit, të cilët po e përdornin si mjet presioni ndaj amerikanëve.
“Nuk ka asnjë fakt për priftin në Brunson. Nëse turqit vazhdojnë t’a mbajnë peng ne do të marrim masa të tjera të ashpra ndaj tyre. Kemi një liste njerëzish dhe biznesesh dhe do të veprojmë njëlloj si me Rusinë dhe Putinin”, tha Pence disa ditë më parë.
tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i amerikanëve, ndërkohë që pas këtyre deklatatave lira turke ka nisur një zhvlerësim të shpejtë. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post